Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Transportonte 2 emigrantë të paligjshëm, shpallet në kërkim 29-vjeçari

Lapsi.al 1 July 2022
Transportonte 2 emigrantë të paligjshëm, shpallet në

Finalizohet operacioni policor i koduar “Tranzit 27”.  Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, pasi kundërshtuan punonjësit e Policisë, gjatë zhvillimit të operacionit. Në kërkim është shpallur një 29-vjeçar për transportimin e 2 emigrantëve të paligjshëm.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas transportonte emigrantë, nga Korça në drejtim të Tiranës, me destinacion pikat kufitare, me qëllim kalimin në vendet e BE-së, organizuan dhe finalizuan operacionin “Tranzit 27”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim shtetasi E. P.(A)., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Ky shtetas, ditën e djeshme, po transportonte me një automjet të marrë me qira, 2 emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit monetar nga 600 deri në 1000 euro për person. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Pallatet e verdha”, ky shtetas ka braktisur mjetin dhe është larguar.

Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi R. Ç., 24 vjeç, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit R. Ç., 28 vjeç dhe B. Gj., 37 vjeç. Gjatë zhvillimit të operacionit, këta shtetas kanë prishur rendin dhe qetësinë publike dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht edhe 2 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Vijon puna për kapjen e drejtuesit të mjetit, shtetasit E. P.(A). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI