Flash

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në BE nuk duhet të zgjasë me vite ose dekada

Lapsi.al 1 July 2022
Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në BE nuk duhet të

Volodymyr Zelensky ka thënë se rruga e Ukrainës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk duhet “të zgjasë vite apo dekada” dhe u zotua se procesi i anëtarësimit do të jetë i përsosur, shkruan The Guardian.

Në përgjigje të ngjarjeve në parlamentin e Ukrainës këtë mëngjes, ku presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen iu drejtua ligjvënësve, presidenti i “Ukrainës postoi një mesazh në Telegram:

“Sot, së bashku me Kryetarin e Rada Verkhovna të Ukrainës dhe kryeministrin, ne po nënshkruajmë një deklaratë të përbashkët, e cila është një sinjal i unitetit të të gjitha degëve të qeverisë dhe dëshmi e vendosmërisë sonë për të arritur qëllimin strategjik të Ukrainës për anëtarësimin e plotë në Bashkimi Europian.

Dhe nënshkrimi i kësaj deklarate duhet të nënkuptojë njësoj si nënshkrimin e një kërkese për anëtarësim në ditën e pestë të luftës. Na u deshën 115 ditë për të marrë statusin e vendit kandidat. Dhe rruga jonë drejt anëtarësimit nuk duhet të zgjasë vite apo dekada.

Ne do të përpiqemi të bëjmë punën në mënyrë përfekte. Për t’u mundësuar miqve tanë në Bashkimin Europian që të marrin një tjetër vendim historik për ne po shpejt dhe në mënyrë të konsoliduar,” theksoi Zelensky.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI