Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Berisha: PS riktheu monizimin, kontrollon 99.9% të pushteteve

Lapsi.al 2 July 2022
Berisha: PS riktheu monizimin, kontrollon 99.9% të pushteteve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim online me shqiptarët në Diasporë. Ai tha se zhvillimet e fundit janë dramatike në vend pasi PS kontrollon, pas marrjes së presidentit, 99.9% të pushtetit.

“Pas zgjedhjes së presidentit, PS ka rikthyer në Shqipëri monizmin e plotë. Para zgjedhjes së presidentit, ky grafik tregon se nga viti 2013 në të cilën një mazhorancë kishte gjithsej 48% të pushtetit në Shqipëri, në vitin 2020 mazhoranca arrin të ketë 91% të pushtetit në Shqipëri.

Të ketë më shumë seç kishte PPSH në vitin 1991. Dhe pas zgjedhjes së presidentit të republikës, kjo përqindje shkon në 99.9%”, - u shpreh Berisha.

Berisha deklaroi se diaspora ka një rol të rëndësishëm në zhvillimet e vendit ndërsa theksoi se qeveria nuk ka lejuar votën e emigracionit.

"Në rrafshin politik, emigracioni dhe diaspora janë të përjashtuarit e mëdhenjenj nga Shqipëria.

Shqipëria nuk mbyll kufijtë si dikur ndaj emigracionit e diasporës, por ajo nuk ka lejuar votën tuaj, nuk ka vendosur atë bashkëpunim të domosdoshëm për zhvillimin e saj dhe përparimin e shqiptarëve” - tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Mbytet në det një 66-vjeçar në Kavajë

Policia njoftoi se këtë të shtunë, rreth orës 17:40, një person me iniciale V. N., 66 vjeç, duke notuar në plazhin e Kavajës, dyshohet se është mbytur në ujë. ...

18:04

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI