Flash

Fitoi në Tiranë me bizhuterinë e saj të dedikuar: vajza e Mourinhos krijon linjën e saj në botën e modës

Lapsi.al 2 July 2022
Fitoi në Tiranë me bizhuterinë e saj të dedikuar: vajza e

Kur babai yt është një nga trajnerët më të famshëm në botë dhe ti quhesh si gruaja që i ka qendruar në krah prej një jete, pra si e ëma, tashmë e ke të qartë që rruga jote është e shënuar. Për ty do të flitet gjithmonë si "e bija e" dhe mbiemri juaj do të dalë gjithmonë përpara jush. Në atë pikë, përpara janë vetëm dy rrugë: të jetoni me të dhe të vazhdoni rrugën tuaj, ose të shtypesh nga emri që mban. Matilde Mourinho ka zgjedhur opsionin e parë. Ajo studioi, jetoi një fëmijëri dhe adoleshencë të cliruar, veçanërisht në Angli, dhe më pas vendosi se cila do të ishte e ardhmja e saj: krijoi një linjë bizhuterish.

E ndërsa Mou po fitonte Conference League në Tiranë në fund të majit, Matilde po merrte gjithashtu trofeun e saj personal. Ndërkohë, ajo i dhuronte babait të saj dhe të gjithë lojtarëve një byzylyk ekskluziv me vendin dhe datën e finales në Tiranë kundër Feyenoord, më pas mori komplimentet nga shtypi anglez, që nuk është asnjëherë shumë i butë, për linjën e saj eko, të krijuar prej ari të ricikluar, diamante të rritur në laborator, procese transparente dhe ambalazhe miqësore me mjedisin.

Sigurisht që të kishte të atin si imazh kryesore e ka ndihmuar, por, siç e kanë vënë në dukje edhe revistat e rëndësishme të modës në Angli, fakti që në moshën 26-vjeçare ajo arriti të krijojë linjën e saj dhe po vendoset në një sektor kaq konkurrues nuk është diçka e vogël. Gjithashtu sepse marka quhet "Matilde Jewellery" dhe mbiemri i babait nuk figuron në emër, gjë që do të kishte përfaqësuar një rrugë më të shkurtër. Marka e vajzës nuk ka mbushur ende as dy vjet, në këtë sektor konsiderohet si një nga risitë më interesante Under 30, aq sa mori, nëntorin e kaluar, çmimin e markës në zhvillim të vitit, në Professional Jeweller Award.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI