Flash

Guindon e vonon avioni, por do paraqitet rregullisht në stërvitje: axhendë e ngjeshur e Laçit para sfidës me Iskran

Lapsi.al 2 July 2022
Guindon e vonon avioni, por do paraqitet rregullisht në stërvitje:

Një ditë pushim, përpara se të rifillojë stërvitja. Laçi largohet nga Pogradeci me ndjesinë se ka kryer një fazë përgatitore të rëndësishme, në vigjilje të sfidës debutuese në Conference League kundër Iskras. Intensitet e ngarkesë fizike në temperaturat e përshtatshme të qytetit jug-lindor që do ti lënë vendin taktikave me të cilat tekniku Shpëtim Duro ka ndërmend të befasojë kundërshtarët malazezë. Problemi i vetëm i bardhezinjve në dy javët e fazës përgatitore ka qenë dëmtimi i Klinti Qatos, që në miqësoren me Gjilanin ka pësuar këputje të ligamenteve, që rezonanca magnetike i ka saktësuar gjashtë muaj kohë rikuperimi.

Do të jetë një problem për Duron të zëvendësojë mesfushorin e vetëm shkatërrues në skuadër, por do të ishte një edhe më i madh të bënte pa Saliu Guindon në vijën e parë të sulmit. Golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar është larguar më herët nga grumbullimi, duke i dhënë krahë aludimeve mediatike për një zgjedhje të malianit për të vazhduar karrierën larg kurbinasve. Në klub megjithatë kanë qenë krejtësisht të qetë, sepse lëvizja e Këpucës së Artë drejt vendlindjes së tij ka patur krejtësisht arsye tjetër: rinovimin e pasaportës. Guindo do të mbërrijë sot në mbrëmje dhe nesër do të jetë në dispozicion të Duros.

Ashtu si ka qenë akordi me Guindon, prezanca e tij në Europë me Laçin është e padiskutueshme. Më pas, drejtuesit e Lacit do të veprojnë në bazë të ofertave që do të mbërrijnë në adresë të qendërsulmuesit, por kundër Iskras, ai do të udhëheqë ofensivën bardhezi, në ndeshjen e vajtjes së turit të parë të Ligës së Konferencës, ku më 7 korrik, ora 20:00, në “Elbasan Arena” vizitorë janë malazezët e Iskras.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI