Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Mbetën me pedalon në det, policia shpëton 7 pushues te Rana e Hedhun

Lapsi.al 2 July 2022
Mbetën me pedalon në det, policia shpëton 7 pushues te Rana e

Rreth orës 19:40 pati një telefonatë në Sallën Operative të Stacionit të Policisë Kufitare në Shëngjin ku kërkohej ndihmë, pasi në det të hapur, në vendin e quajtur "Rana e Hedhun", kishin mbetur disa shtetas që ishin futur në det me një pedalon, me të cilin nuk po ktheheshin dot në breg.

Në ndihmë të tyre, janë nisur shërbimet, me një mjet lundrues të Policisë Kufitare të Shëngjinit, të cilët kanë konstatuar se rreth 2 milje larg bregut, në det të hapur, ishte një mjet lundrues pedalon, me 7 shtetas në të. Ai ishte bllokuar në det dhe nuk lëvizte pasi kishte filluar të fuste ujë në brendësi.

Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin i kanë marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare, 7 pushuesit, të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, është bërë e mundur edhe nxjerrja e pedalonit të tyre, në breg. Policia Kufitare Shëngjin këshillon të gjithë pushuesit që t’i përdorin mjetet lundruese sipas rregullave të përdorimit të tyre, për të mos rrezikuar jetën. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Mbytet në det një 66-vjeçar në Kavajë

Policia njoftoi se këtë të shtunë, rreth orës 17:40, një person me iniciale V. N., 66 vjeç, duke notuar në plazhin e Kavajës, dyshohet se është mbytur në ujë. ...

18:04

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI