Flash

"Mendes më sill një ofertë": Cristiano Ronaldo i ka kërkuar Manchester United të largohet

Lapsi.al 2 July 2022
"Mendes më sill një ofertë": Cristiano Ronaldo i ka

Cristiano Ronaldo i ka kërkuar Manchester United që ta lërë të largohet. Për këtë janë të sigurt në Angli, ku nga shumë anë konfirmohet kërkesa e portugezit drejtuar klubit të tij për t'i lehtësuar daljen në rast të ardhjes së një oferte adekuate. Ronaldo, i cili shënoi 24 gola në sezonin e rikthimit të tij te Djajtë e Kuq pas transferimit nga Juventusi, nuk ishte në gjendje të ndihmonte United të fitonte një vend në Ligën e Kampionëve, një kompeticion që do të dëshironte ende ta luante si protagonist për të provuar ta fitojë.

Për këtë arsye, me ndihmën e menaxherit të fuqishëm Jorge Mendes, ai do të përpiqet ta sforcojë situatën duke sjellë një ofertë që United mund ta konsiderojë të përshtatshme. Sipas Athletic, Chelsea në javët e fundit, me pronësinë e re, ka kërkuar informacion për situatën e portugezit dhe gjithashtu Bayern Mynih, pavarësisht mohimeve të javëve të fundit, ka diskutuar mundësinë për të afruan në Allianz Arena CR7. Gazeta britanike online përmend edhe Napolin, ndërsa PSG nuk figuron asnjë herë në mesin e pretendentëve të mundshëm.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI