Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Meta nxjerr FOTOT në krah të Yuri Kim: Çfarë thashë në festën e SHBA

Lapsi.al 2 July 2022
Meta nxjerr FOTOT në krah të Yuri Kim: Çfarë thashë

Presidenti i Republikës Ilir Meta duket se papritur i ka qetësuar marrëdhëniet me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kujtojmë se vetëm 1 vit më parë Meta, para zgjedhjeve të 25 prillit, Meta arriti deri aty sa të nxirrte edhe SMS private që kishte shkëmbyer me ambasadoren Yuri Kim.

Por tashmë duket se diçka ka ndryshuar ...ose të paktën kështu duket.

Kreu i shtetit, që pas pak ditësh do të dorëzojë detyrën për shkak të përmbushjes së mandatit u shfaq mjaft i qeshur në krah të ambasadores Kim në ceremoninë me rastin e 246-vjetorit të Pavarësisë së SHBA. Në një postim në rrjetet sociale, Meta thotë se ishte “kënaqësi të merrte pjesë së bashku me miq të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në pritjen e organizuar nga Ambasada e SHBA në Tiranë”.

Meta thotë se jemi “krenarë për aleancën tonë strategjike dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve tanë, që meritojnë të zhvillohen më tej.

Gjithmonë pranë njëri-tjetrit në promovimin dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe paqes” – shkruan Meta që ka publikuar edhe fjalimin që ka mbajtur në këtë ceremoni.

“Amerika, ka qenë dhe mbetet një burim frymëzimi për të gjithë shqiptarët dhe për të gjitha kombet e tjera që aspirojnë për parimet universale të demokracisë, lirive dhe të dinjitetit njerëzor” – tha ai në fjalën e tij.

Pas 24 korrikut Meta do të rikthehet në politikën aktive dhe në krah do të ketë ish-kryeministrin Sali Berisha që dukshëm nuk ka marrëdhënie kaq të mira sa Meta me SHBA-të . ©LAPSI.al

May be an image of 9 people, people standing and suit

May be an image of 2 people and people standing

May be an image of 4 people and people standing

May be an image of 4 people and people standing

May be an image of 6 people, people standing and outdoors

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI