Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Shiti disa herë makinën, arrestohet për mashtrim 25-vjeçari

Lapsi.al 2 July 2022
Shiti disa herë makinën, arrestohet për mashtrim

Një 25-vjeçar akuzohet për mashtrim, pasi ka shitur makinën e tij disa herë, te persona të ndryshëm.

Nga shitja e disa-fishtë e mjetit tip “Volkswagen”, shtetasi me iniciale A.A. dyshohet se ka përfituar 4.500.000 lekë.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, pas kallëzimit të marrë për një rast të mashtrimit me shitjen e një automjeti, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Transfer”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mashtrimi”, shtetasi A. A., 25 vjeç, banues në Tërbuf, Divjakë. Ky shtetas ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit dhe paraqitjes së fakteve të rreme, shumën 4.500.000 lekë, pasi u ka shitur personave të ndryshëm, një automjet tip “Volkswagen”, njofton policia.

Të këshilluara

Plagosja me armë zjarri në Mirditë

Pas plagosjes së Martin Prengës në Fan të Mirditës janë arrestuar dz persona të dyshuar, 25 vjeçari me iniciale F. Gj., dhe një person tjetër. 51-vjeçari ka mb...

09:17

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI