Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Zvicër, çiftit shqiptar i merret fëmija 6 vjeç nga institucionet e kujdesit

Lapsi.al 2 July 2022
Zvicër, çiftit shqiptar i merret fëmija 6 vjeç nga

Mësusja e 6-vjeçarit akuzon rëndë prindërit, ja arsyet

Shumë zhurmë në Zvicër është bërë tema për rastin e një fëmije gjashtë vjeç që është dërguar në një institucion përkatës kujdesi që prej datës 24 maj, pas deklaratave që e akuzonin të atin lidhur me synetin e djalit, transmeton albinfo.ch.

Ndërkohë që për prindërit kjo është absurde pasi babai (ndihmës infermier) e trajtoi djalin e tij të bërë synet vetëm me një krem ​​shërues.

“Babi po më prek `bilbilin`”.

Sipas 20 minuten, kjo deklaratë e bërë nga një fëmijë gjashtëvjeçar tek mësuesja e tij më 17 maj alarmoi gjithë shkollën në Neuchâtelit, e më pas edhe autoritetet. Referuar deklaratës, thuhet se fëmija i konfirmoi deklaratat e saj nga një ekip i specialiSzuar policie për fëmijët.

Raportohet se sipas deklaratës së fëmijës, rastet kanë ndodhur në sallonin e banesës. Rrëfimi vazhdon se më datë 24 maj rreth mesditës, teksa tezja e tij priste djalin dhe motrën e tij të madhe para shkollës, u shfaq vetëm motra e madhe, e cila po qante me lot.

Thuhet se nga gjykata ishte marrë një vendim që nga ajo ditë 6-vjeçari është dërguar në një institucion, ku edhe jeton prej atëherë.

30-vjeçari vjeçari, babi i fëmijës, është ndaluar për 24 orë në stacionin e policisë. Ai u tha hetuesve se fëmija ishte bërë synet në verën e vitit 2021 në Kosovë.

“Djali im kishte një plagë që po i shërohej më ngadalë. Për disa muaj e lyeja me një krem. Bëra një akt mjekësor (inferimer personal) siç ndodh të bëj me pacientët si pjesë e punës sime si kujdestar që jam – infermier. Nuk ka pasur asnjë kontakt as me mua dhe as me nënën për të verifikuar besueshmërinë e deklaratave. Jemi të tronditur”, akuzon prindi familjar.

Po ashtu, të intervistuar nga policia, nëna dhe kunata raportojnë se jetojnë me kosovarin dhe dy fëmijët. Banesa ndodhet në një pronë familjare me tri kate. Në pallat banojnë dy vëllezërit e kosovarit dhe familjet e tyre si dhe gjyshja, e cila banon në katin përdhes.

Në raportin e dhënë, të dyja gratë e përshkruajnë si një prind të dashur, transmeton tutje albinfo.ch.

Nga ana tjetër, nga avokati i familjes shqiptare thuhet se kjo është një e padrejtë që po i bëhet familjes shqiptare.

“Gjërat duhet të ecin më shpejt. Një familje po shkatërrohet. Në përfundim të procedurës do të kërkoj dëmshpërblim për dëmtimin moral”, deklaron avokati.

Me kërkesë të autoriteteve, një raport mjekësor u përpilua dy ditë pas vendosjes nga rrjeti spitalor Neuchâtel.

Sipas raportit, në zonën anale të djalit “nuk ka ënjtje apo ndonjë plagë”. Sa i përket synetisë, ai është “pa shenjë infeksioni”.

Nga ana tjetër, fëmijës gjashtëvjeçar i është zbuluar një plagë e vogël në shpinë. Ai thotë se “rrihet rregullisht nga një kushëri dhjetëvjeçar”. Asgjë alarmante, thotë nëna. “Djemtë zihen, kjo ndodh në çdo familje”. /Albinfo.ch

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI