Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Makinat inteligjente nuk kursejnë shoferët e Kardhiq-Delvinë, 122 gjoba 1 ditë pas hapjes

Lapsi.al 3 July 2022
Makinat inteligjente nuk kursejnë shoferët e Kardhiq-Delvinë, 122

Policia Rrugore ka nisur monitorimi me mjetet inteligjente dhe radarë edhe në aksin më të ri rrugor që i është shtuar infrastrukturës në jug të vendit, atë Kardhiq – Delvinë. Pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme vihet re se qytetarët vijojnë të shkelin rregullat e qarkullit rrugor dhe për pasojë do të duhet të paguajnë gjobat që do ju mbërrijnë në shtëpi. Në këtë aks të ri blutë kanë njoftuar marrjen 122 masave me gjobë, e për më tepër heqjen e 8 lejeve të drejtimit.

"Janë pezulluar 8 leje drejtimi dhe janë vendosur 54 masa po për shpejtësi, por pa sanksionin plotësues pezullim i lejes së drejtimit. Gjithashtu, janë vendosur 34 masa administrative për përdorim të celularit, në disa raste edhe për drejtues mjetesh që janë konstatuar duke filmuar rrugën, gjë që përbën rrezik potencial për tërheqjen e vëmendjes nga drejtimi i automjetit, që sjell si pasojë përfshirjen në ngjarje rrugore.

Janë vendosur 13 masa për parakalime të gabuara dhe 21 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit.", njofton policia. 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI