Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Rama: Jam kryeministri më i mirë mes artistëve dhe artisti më i mirë mes kryeministrave

Lapsi.al 3 July 2022
Rama: Jam kryeministri më i mirë mes artistëve dhe artisti

Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale një bashkëbisedim në qendrën kulturore “De Balie” në Amsterdam. Rama është pyetur ndër të tjera edhe për raportin me artin. Me krenari Rama tha se është kryeministri më i mirë mes artistëve dhe artisti më i mirë mes kryeministrave. Ndërkohë i pyetur nga moderatori nëse sot artin e tij e pëlqejnë vetëm se është kryeministër, Rama tha se kjo është e vërtetë.

“Jam artisti më i mirë mes kryeministrave dhe kryeministri më i mirë mes artistëve. Këtu jam numri 1 në botë. Në një mënyrë ose në një tjetër të pëlqen të jesh numri 1. Edhe nëse je i vetmi që je numri 1 të pëlqen, si ai që fitoi maratonën edhe pse ishte i vetëm”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI