Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Shënohet një viktimë nga koronavirusi, shtohen të shtruarit në spital

Lapsi.al 3 July 2022
Shënohet një viktimë nga koronavirusi, shtohen të shtruarit

Vijon të rikthejë shqetësime pandemia e koronavirusit në vendin tonë pas ditësh të tëra qetësie dhe me norma të vogla infektimi. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit një tjetër pacient humbi jetën nga Covid-19 duke e çuar në 3,502 numrin e fataliteteve që nga nisja e pandemisë. Ndërkohë, nga 1424 testime të kryera gjatë ditës së fundit, 549 prej tyre rezultuan të infektuar, ndërsa të shëruarit janë 297.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI