Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

"Shqipëria e 103-ta në botë për lirinë e fjalës?" Rama: Nuk ka fare censurë

Lapsi.al 3 July 2022
"Shqipëria e 103-ta në botë për lirinë e

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim në qendrën e mirënjohur “De Balie”, foli për politikën, të ardhmen europiane, por edhe për lirinë e shprehjes. Moderatori i bisedës e ka pyetur kryeqeveritarin se si shpjegohet që Shqipëria renditet e 103-ta në botë për lirinë e fjalës. Ndërkohë Rama iu përgjigj se realiteti është krejt ndryshe, pasi sipas tij në Shqipëri jo vetëm që nuk ka censurë, por ka abuzime nga ana e medias.

Shqipëria është renditur e 103-ta në renditjen për lirinë e shtypit. Ka një raport për këtë, dhe ndoshta mund të shpjegoni këtë për Shqipërinë?

E kam humbur këtë numrin se në cilin pozicion jemi, por duhet të kuptoni se kjo është e diskutueshme. Unë njoh vende ku udhëheqësit kontrollojnë titujt në darkë dhe i shohin në mëngjes nëse janë vendosur siç duhet. Nuk besoj se ky është një sekret apo të lë mbresë kur sheh se kjo nuk ndodh në Shqipëri. Unë jam përpjekur fort që ta ndryshoj këtë. Unë kam rrezikuar jetën për lirinë e fjalës. Më është dashur të kaloj ferrin fizikisht sepse kam folur dhe ndonjëherë, nuk mund të rri pa folur përballë gjërave të çmendura që janë rezultat i abuzimit me lirën e fjalës. Por shihni vetëm për 3 ditë shtypin shqiptar dhe kuptoni që jo vetëm nuk ka censurë, as trysuni, por ka një gjë mjaft shqetësuese që është legjitimiteti i plotë i abuzimit me lirinë tënde në dëm të çdo individi që duan të sulmojnë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI