Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

90-vjeçarja tregon si u mashtrua nga inceneratorët: Erdhën dy djem, më thanë firmos këtu

Lapsi.al 4 July 2022
90-vjeçarja tregon si u mashtrua nga inceneratorët: Erdhën dy

Nuk e dinte që ishte 'milionere', por në emër të saj kryeheshin veprime me miliona euro.

Historia e 90-vjeçares Haxhire Gurakuqi është në kufijtë e të pabesueshmes dhe njëherazi tregon se deri ku ka arritur afera e shekullit e inceneratorëve.

Në emër të çiftit të të moshuarve Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi janë kryer veprime me miliona euro dhe janë faturuar të ardhura nga inceneratorët në vlerën 5 mln euro.

Por e moshuara nuk di asgjë për këto.

Në një intervistë ekskluzive për Syri Tv, ajo tregon se jeton në azil pasi nuk ka shtëpi.

Ajo rrëfen se dy djem i kanë shkuar në azil, ku edhe jeton që prej dëmtimit të banesës nga tërmeti dhe i janë prezantuar si zyrtarë të Prokurorisë.

Ata i kanë dhënë disa dokumente për të firmosur, në këmbim të lirimit të kursimeve të saj prej 600 mijë lekësh të vjetra në bankë të cilat i ishin bllokuar.

Këtu duket se fillon skema e mashtrimit ndaj të moshuarës. Paratë, nuk dihet ku kanë shkuar.

https://www.youtube.com/watch?v=GTMkyTBHzUw&t=36s

"Më vijnë dy djem këtu, më thanë jemi të prokurorisë, kemi ardhur për punën e atyre lekëve që të kanë bllokuar. Më dhanë dokumente për të firmosur, i besova se thanë jemi të prokurorisë. Më thanë që do kisha mundësi të merrja paratë e mia.

Drejtori më bëri një shenjë, po unë e kuptova vonë. Ma bëri me dorë, që mos e firmos. Por unë e kisha firmosur. Ishin dy persona. Kam dyshime tani. Marrin pasaportat, japin lekët dhe marrin pasaportat.

E gjitha që më kanë bërë, është mashtrim, hajdutët. Pasi firmosa, as kursimet e mia nuk i mora dot. Zoti të marrë hak, jam në hallin tim", thotë ajo

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI