Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen 2 të mitur

Lapsi.al 4 July 2022
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen 2 të

Një aksident është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë janë lënduar dy të mitur. Policia informon se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa ka rënë në pranga drejtuesi i njërës makinë. I arrestuari është shtetasi A.F., 25 vjeç, në automjetin të cilit po udhëtonin edhe dy pasagjerët e mitur. Policia ka proceduar në gjendje të lirë shtetasin I.Ç., 24 vjeç i cili u përplas me makinën e 25-vjeçarit.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. F., 25 vjeç, banues në Thumanë, dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin I. Ç., 24 vjeç. Në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. F., duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. Ç. dhe si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar dy pasagjerët e mitur që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin A. F., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”,-njoftoi policia.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI