Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Aksident në Lushnje, humb jetën 67-vjeçari

Lapsi.al 4 July 2022
Aksident në Lushnje, humb jetën 67-vjeçari

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në një fshat të Lushnjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40, në fshatin Zhym, ku një 67-vjeçar ka humbur drejtimin e motorit dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

“Sot rreth orës 14:40, në fshatin Zhym, shtetasi Th. Ç., 67 vjeç, banues në Krutje, duke drejtuar motomjetin tip "Lifan", ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë.” – bën me dije policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI