Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Berisha: Opozita shuante revoltat. S'do ndodhë kurrë më!

Lapsi.al 4 July 2022
Berisha: Opozita shuante revoltat. S'do ndodhë kurrë më!

Sali Berisha u shpreh gjatë bashkëbisedimit me FRPD, se dy ishin faktorët që shuanin revoltat qytetare.

Berisha fajëson opozitën se nuk mbushi sheshin as kur u vra i riu Klodjan Rasha, nga plumbat e policisë.

Kreu demokrat bëri përgjegjëse opozitën për dështimin e protestës së Astirit dhe Teatrit Kombëtar.

Berisha përmendi edhe një faktor të tretë, atë të grupeve të shoqërisë civile që nuk donin të politizonin kauzat për të cilat protestonin.

Ai tha se opozita do të protestojë gjithnjë, ndërsa grupet shoqërore dhe organizatat e ndryshme, janë të ftuara të marrin pjesë.

"Dy faktorë u bënë zjarrfikës të revoltave qytetare. Faktori i parë ishte opozita, të themi të vërtetën. Nuk harroj kurrë qëndrimin e opozitës ndaj ekzekutimit në derë të shtëpisë së të riut Rasha. Në derë të shtëpisë, pas shpine, duken hyrë në shtëpinë e tij. Nuk mund të kishte forcë që të pengonte opozitën të mbushte sheshet. Janë një seri rastesh të tjera. Këto nuk do të përsëriten kurrë më. Edhe Astiri, një qëndresë qytetare heroike, 420 ditë. Mbështetje e kufizuar, e dorëzuar, e lokalizuar.

Teatri, histori turpi për opozitën, histori nderi për artistët dhe qytetarët që bënë qëndresën më të vendosur, dhe opoziota nuk gjente motive për të mbrojtur një simbol kombëtar siç ishte Teatri. I them këto se s'do përsëriten kurrë më.

Ka patur edhe një faktor tjetër. Në disa raste ka patur grupe dhe të tjerë që nuk duan të na politizojnë. Ne nuk pyesim më për asgjë, ajo që është e drejtë... Jam këtu para jush për t'ju thënë të gjithë grupeve, organizatave e të tjera me radhë, se ne si demokratë do të dalim në shesh për çdo kauzë të drejtë. Nuk ka asgjë që na pengon. Ju jeni të mirëpritur të na bashkoheni, nuk doni? Ne do të dalim gjithnjë", u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI