Flash

"CR7, jo faleminderit": Bayern Mynih avancon me 120 milionë euro për Osimhen

Lapsi.al 4 July 2022
"CR7, jo faleminderit": Bayern Mynih avancon me 120 milionë euro

Bayern Mynih luan me dy porta: nga njëra anë i reziston shitjes së Robert Lewandowskit duke mos shkuar të takohet me Barcelonën, nga ana tjetër insiston për të gjetur zëvendësuesin e tij aq shumë sa në Gjermani flasin për 120 milionë euro të ndara për një sulmues të ri që të bëjë të harrohen 238 golat e shënuar në 254 ndeshje nga polaku. Në kohën kur është përfolur shumë një ardhje e Cristiano Ronaldo, në thyerje të mardhënieve me Manchester United, Bild ka zbuluar idenë e bavarezëve për Victor Osimhen, i cili kishte hyrë në orbitën bavareze një muaj më parë dhe më pas u la mënjanë për shkak të kërkesës së lartë të Napolit. Në realitet, pozicioni i De Laurentiis ka mbetur i njëjtë: kërkesa prej 110 milionësh dhe në çdo rast jo nën 100, por nëse emri i nigerianit vazhdon të jetë aktiv te Bayern, do të thotë se vlerësimi është i madh.

Bild, për të qenë më i saktë, ka intervistuar Gernot Rohr, ish-mbrojtësi i Gjermanisë që ka trajnuar Nigerinë nga viti 2016 deri në 2021 dhe që për këtë arsye e njeh mirë Osimhen: "Nëse Lewandowski do të largohet vërtet, Victor do të ishte zëvendësuesi ideal: jam i sigurt se do të imponohej në Mynih”. Për sulmuesin e datëlindjes 1998, përshtatja në Bundesligë do të ishte më e lehtë, duke pasur parasysh përvojën te wolfsburg në 2017-18, dhe mund të ishte gjithashtu një mundësi për një revansh, duke qenë se në atë sezon ai luajti 15 ndeshje pa gjetur rrugën e golit.

Megjithatë, pengesat mbeten. Fillimisht largimi i Lewandowskit, më pas dëshira për të kaluar nga fjalët te vepra: nga 120 milionë të akorduara për një sulmues të ri, të paktën 100 duhet të derdhen në arkën e Napolit. Ndoshta pa humbur shumë kohë pasi më pas do të duhej të gjendej një zëvendësues për Spallettin i cili pas vetëm katër ditësh, në grumbullim, do të nisë punën për sezonin e ri dhe do të donte të kishte skuadrën përfundimtare sa më shpejt të jetë e mundur.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI