Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Denoncimi i Berishës: 95-vjeçari me 30 milionë dollarë kushëri i Gjiknurit

Lapsi.al 4 July 2022
Denoncimi i Berishës: 95-vjeçari me 30 milionë dollarë

Sali Berisha deklaroi se i moshuari, Thanas Çani, me 30 mln euro pasuri nga inceneratorët, është kushëri me Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri.

Lexo më tej: Inceneratorët/ Ky është çifti i 95-vjeçarëve që kanë kompani me vlerë 30 milionë dollarë (FOTO) 

Lexo më tej: 90-vjeçarja tregon si u mashtrua nga inceneratorët: Erdhën dy djem, më thanë firmos këtu 

Berisha ngriti shqetësimin se pas zbulimit të detajeve të reja të këtij skandali, jeta e dëshmitarëve është në rrezik.

Shefi i opozitës përcolli një mesazh të fortë për Edi Ramën.

"Ky zotëria që ka 30 mln euro thuhet se është kushëri i Damian Gjiknurit. Atë duhet ta mbrojnë nga Gjiknuri tashmë. Edhe zonja, kanë shkuar televizionet dhe nuk e kanë gjetur. E paralajmëroj Edi Ramën se gjëja më e vogël t'u ndodhë këtyre dy të moshuarve, do përgjigjet personalisht. Të mos mendojë se duke zhdukur dëshmitarët mund të zhdukë gjurmë të krimit të tij të tmerrshëm. Janë të faktuara, prano gjyqin e shoqërisë shqiptare." - u shpreh Berisha në një intervistë për emisionin "Çim Peka Live". ©Lapsi.al 

Lexo më tej: Superskandali/ Zbulohet skema si ka vjedhur qeveria me inceneratorin e Tiranës 

Të këshilluara

Berisha: PD do të mbetet pro-amerikane

Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike do të mbetet një forcë politike pro-amerikane. Ai theksoi se askush s’mund të caktojë kryetarin e Partisë Demokra...

21:51

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI