Flash

E mori me parametër zero, i vendos klauzolë 500 milionë euro: Barcelona, zyrtarizon Kessie

Lapsi.al 4 July 2022
E mori me parametër zero, i vendos klauzolë 500 milionë euro:
Pas datës 30 qershor, që ishte edhe ajo e skadimit të kontratës me Milanin, për kalimin e Franck Kessie te Barcelona mungonte vetëm njoftimi zyrtar, që ka mbërritur sot. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë është bashkuar me blaugrana me parametër zero e ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2026 (për 6.5 milionë neto në sezon). Katalanasit për të qenë të sigurtë i kanë vendosur Kessie një klauzolë të thyerjes së kontratës prej 500 milionë eurosh. Prezantimi në konferencën për shtyp është planifikuar për të martën në mëngjes. Njoftimi zyrtar mbyll kështu kapitullin e zërave që vinin nga Spanja për problemet e mundshme për teserimin e Kessie: situata e vështirë ekonomike e katalanasve sigurisht që e vonoi marrëveshjen, e cila megjithatë nuk u vu kurrë në diskutim. Presidenti Laporta kishte paralajmëruar prezantimin e mesfushorit të datëlindjes 1996 për të mërkurën, sot erdhi konfirmimi përfundimtar, i mundshëm edhe falë shitjes së një pjese të të drejtave të ardhshme televizive që kanë garantuar të ardhura prej 200 milionë eurosh.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI