Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

E rëndë në Sarandë/ I riu humb jetën pasi i ranë në kokë hekurat e kalçetos (Emri)

Lapsi.al 4 July 2022
E rëndë në Sarandë/ I riu humb jetën pasi i ranë

Moti i keq që ka përfshirë Sarandën mbrëmjen e sotme me stuhi ere dhe reshje shiu ka shkaktuar një viktimë

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50, në vendin e quajtur "Ura e Gajdarit".

"Si pasojë e motit të përkeqësuar, është rrëzuar tenda mbrojtëse e një kalçetoje sportive dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore" njoftoi policia.

Por për shkak të plagëve të marra, i riu Armando Kazma ka ndërruar jetë në spital.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

Berisha: PD do të mbetet pro-amerikane

Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike do të mbetet një forcë politike pro-amerikane. Ai theksoi se askush s’mund të caktojë kryetarin e Partisë Demokra...

21:51

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI