Flash

Flet 90-vjeçarja që u zgjua në azil me 30 milion euro pasuri

Lapsi.al 4 July 2022
Flet 90-vjeçarja që u zgjua në azil me 30 milion euro pasuri

Detaje të mekanizmit që pastron paratë e inceneratorëve kanë dalë në pah me të gjithë banalitetin që përmban një afere e trashë korrupsioni, e cila ka vite që prodhon çudira nga abuzimi me fondet publike. E ka nxjerrë në dritë rrëfimi i një gruaje 90-vjeçare, që papritur ka mësuar se ishte pronare e një prej bizneseve të përfshira në skemën e pastrimit të parave të inceneratorëve.

Haxhire Gurakuqi, 90 vjeç nga Përrenjasi por banuese në një azil të Tiranës, mohoi të ketë dijeni për ekzistencën kompanive "Lumi 2006" apo "Sopotonia", me të cilat u pastruan një pjesë e parave që disburson shteti për kompanitë e inceneratorëve, (gati 80 mijë euro në ditë).

Përmes një rrëfimi në mediat, Syri tv dhe News 24, Gurakuqi u përpoq të pastrojë emrin e saj nga afera ku e gjend sot në mengjes, kur u zgjua në azilin e të moshuarve, në pritje që shtëpia e dëmtuar nga tërmeti, t’i rindërtohet.

“I gjithë Përrenjasi më mori në telefon. Më thanë; ‘S’dimë gjë që ke qenë biznesmene" tha e moshuara, e cila rezulton bashkë me një bashkëmoshtar të saj Thanas Çani, pronarë të një biznesi me vlerë 30 milionë euro, si pjesë e një kompanie qe bënte evazion fiskal me inceneratorët.

Gjithë jetën ka qenë ndihmësmjeke. Nuk ka pasur kurrë një biznes. Madje thotë se nuk ka qenë kurrë as në Lezhë, në vendin ku është kompania në pronësi të saj.

"I gjithë Përrenjasi më mori në telefon. Më thanë; ‘ç’është ky muhabet?! S’dimë gjë që ke qenë biznesmene. Ti ke qenë mjekja jonë’-më thanë. Më thanë; ‘mos ki merak se ne të besojmë”, pohoi e moshuara.

Për ironi, besimi tek shteti nuk i ka humbur. Thotë se kur ka marrë vesh çfarë ka ndodhur, i ka shkruar Edi Ramës.

“I shkruajta dhe i thashë; kështu ma kanë bërë. S’kam marrë përgjigje nga Rama. I shkruajta me zarf dhe ia çova. Shkova në Poste me rekomande ia çova. I çova dhe drejtorit të Tatimeve, se; nuk jam biznesmene. As ai nuk mu përgjigj. Shkova dhe te këto Tatimet këtu te 9-Katëshet. Më ndihmuan, më dhanë; shko te drejtori të Stadiumi Dinamo. Shkova atje dhe s’më futën brenda fare. Më thanë; mos firmosje! Flisja me atë si roje aty. Ata më thanë se ishin të prokurorisë. Ju ktheva atyre dhe i thashë kështu, kështu; ata më thanë; O moj nënë, ti je viktimë. I thashë; ‘E di dhe vetë që jam viktimë’. Ça të bëj. Pështy përpjete më bie syve, pështy poshtë më bie kraharorit, t’i themi derrit dajë. Por i thashë; se lë me kaq, se do t’i hedh në gjyq. Ai Shina më vjen të shoh, që jam biznesmene, po ai është hajdut. Po të rrëmohet do ketë dhe të tjerë si puna ime! I ka futur ato dhe ndajnë lekët sëbashku.” pohoi ajo.

Haxhireja, sipas dokumentave është pronare e një kompanie, të quajtur “Sopotonia”, ndërsa më herët ka pasur një tjetër kompanie “Lumi 06”.

Kjo shoqëri private, sipas të dhënave të publikuara nga Kryemadhi, rezulton të ketë faturuar për kompanitë e inceneratorëve mbi 5 milionë euro. Për Syrin ka treguar se si dy djem i shkuan në azil dhe iu prezantuan si zyrtarë të Prokurorisë. Për ta, ka firmosur disa dokumente, sepse në bankë kishte 600 mijë lekë të vjetra të bllokuara.

"Më vijnë dy djem këtu, më thanë jemi të prokurorisë, kemi ardhur për punën e atyre lekëve që të kanë bllokuar. Më dhanë dokumente për të firmosur, i besova se thanë jemi të prokurorisë. Më thanë që do kisha mundësi të merrja paratë e mia.

Drejtori më bëri një shenjë, po unë e kuptova vonë. Ma bëri me dorë, që mos e firmos. Por unë e kisha firmosur. Ishin dy persona. Kam dyshime tani. Marrin pasaportat, japin lekët dhe marrin pasaportat. E gjitha që më kanë bërë, është mashtrim, hajdutët. Pasi firmosa, as kursimet e mia nuk i mora dot. Zoti të marrë hak, jam në hallin tim" tregoi ajo.

Eksperti i ekonomisë, Zef Preci e ka krahasuar skemën që u zbulua me një trill të denjë për mafian siçiliane.

“Personalisht jam i mendimit se organi i akuzes publike duhet te filloje menjehere hetimet e rastit “kryesisht”, madje ne konsultim me SPAK, mbasi dyshoj se kemi te bejme me veprimari te krimit te organizuar ne dem te buxhetit te shtetit" shkruan ai.

Për gazetarin Klodian Tomorri, zbulimi i rastit të Haxhire Gurakuqit duhet çuar më tej, pasi me të njëjtat kompani kanë prodhuar fatura fiktive edhe kompani të mëdha të ndërtimit. Por sipas tij, “prokuroria nuk ndihet edhe pse ka 6 vite që kryen hetime”.

“Kjo eshte nje skeme e madhe evazioni, qe e ka patur qendren ne Lezhe dhe Lac. Jane nje sere kompanish te krijuara ne vitin 2016- 2017, qe kane bere vetem kete pune. Kane 6 vjet qe i heton prokuroria. Dhe cuditerisht nuk kapi dot asnje ndertues aty brenda” tha Tomorri.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, denoncoi sot një skemë të pastrimit të parave të inceneratorëve me fatura fiktive. Për të justifikuar pagesat që marrin nga shteti, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja kanë përdorur disa kompani që kanë kryer evazion fiskal në vlera të mëdha parash.

Një prej pronareve të këtyre kompanive ishte edhe 90 vjeçarja Haxhire Gurakuqi, që rezultoi me një biznes 30 milionë dollarë.

“I gjithë sistemi ka funksionuar me një mbikëqyrje perfekte nga kryeministri. Nëse do kishim hetim tatimor që do hetonte do shikonte që frutat ekzotike janë shndërruar në asfalt. Të gjithë materialin ia kemi bërë gati prokurorisë së posaçme. Për të 24 kompanitë do të informojmë prokurorinë në mënyrë që ata të mos bëjnë asgjë tejtër, por vetëm të verifikojnë. Të verifikojnë edhe këta 94-95 vjeçarët që kanë blerë biznese 30 milionë dollarë”, tha Kryemadhi./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI