Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Inceneratorët/ Kryemadhi: Figurojnë përfitues emra pranë Bashës, do t’i denoncojmë në SPAK

Lapsi.al 4 July 2022
Inceneratorët/ Kryemadhi: Figurojnë përfitues emra pranë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dalë sot në një konferencë për mediat dhe ka zbuluar siç i quan ajo fakte të reja për çështjen e inceneratorëve Kryemadhi ka bërë të ditur se në skemën e inceneratorëve figurojnë përfitues dhe emra që janë pranë Lulzim Bashës. E pyetur nga gazetarët nëse ka emra konkretë dhe nëse do t’i denoncojë ato, Kryemadhi tha se do t’i drejtohet SPAK, ndërsa nuk pranoi që t’i bënte publikë në këtë takim.

“Patjetër që do t’i denoncoj, por nuk kam ndërmend t’i përmend sot me emra. Emra dhe kompani që kanë marrë në shkëmbim të blerjes së votës apo vendimeve politike, disa kanë marrë shuma parash, disa toka, disa vila, disa biznese, të cilat janë të faktuara, mjafton të gjëmosh paranë, do shikosh që përfundon te emri i gruas që blen një vilë e me radhë. Normal që janë të denoncuara, por ka dhe nga ata të cilët pavarësisht se mund të jetë një faturë e fryrë, ka nga ata që te këto vaskat mund të ketë hedhur beton, dhe kjo faturë nga x lekë që ka kushtuar betoni, s’mund ta bësh 100 x. Janë prova që ne do t’ia dorëzojmë të gjitha këto SPAK-ut, thash kjo është njëra nga kompanitë e njërës kompani, këto janë fatura që ne i kemi mbledhur në një tabele, se po t’i mbledhësh të gjitha faturat, bëhen 1400 fatura vetëm për një kompani”, tha ajo.

 

 

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Orët e paradites vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë vendin por duke ju afruar pasdites priten grumbullim i vranësirave duke gje...

07:14

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI