Flash

Lojtari misterioz i Tiranës i bllokuar nga kontrata: duhet të thyejë raportet me klubin grek, për tu veshur bardheblu

Lapsi.al 4 July 2022
Lojtari misterioz i Tiranës i bllokuar nga kontrata: duhet të

Largimet e rëndësishme në qendër të mbrojtjes të lojtarëve si Hoxhallari e Muca kanë lënë një vakum që Tirana nuk e mbush dot me Besir Isenin. E kështu, përpjekjet për të vënë nën kontratë një lojtar të rëndësishëm për të kompletuar repartin që ka tashmë Najdovskin e Behiratche të konfirmuar vazhdojnë akoma. Në tavolinën e kampionëve të Shqipërisë, profili më sugjestionues vjen nga kampionati grek, me klubin që nuk zbulon asgjë në lidhje me identitetin e lojtarit, për një motiv të thjeshtë: negociatat janë të komplikuara nga kontrata që lojtari ka me klubin e tij aktual.

Sipas asaj që filtron nga kryeqytetasit, futbollisti është shqiptar dhe i është vetë-ofruar Tiranës, duke kërkuar madje nga klubi t’i dërgojë një kontratë zyrtare. Puna është se 24 vjecari është nën kontratë edhe për një vit me klubin grek dhe Tirana i ka bërë të qartë se duhet të zgjidhë situatën kontraktuale atje, përpara se të firmosë për bardheblutë. Në këtë pikë, tratativat janë në një fazë pritje me lojtarin që ka besimin se mund të marrë zgjidhjen e kontratës me mirëkuptim dhe të bëhet pjesë e kampionëve të Shqipërisë përpara debutimit në Champions kundër Dudenlange.

Një skenar që sigurisht do t’i rrinte shumë mirë Tiranës dhe Shehit që do të kishte një element të rëndësishëm për të formuar treshen e qendrës nëse vendos të luajë me 3-5-2 e tij, apo të ketë frymëmarrje për Najdovskin e Behiratche në rast të 4-3-3 e preferuar e të përdorur shumë shpesh gjatë sezonit të kaluar. Problemi i vetëm është koha, të paktën për aventurën europiane, sepse kundër luksemburgasve luhet në 6 korrik, ndërsa për startin e sezonit Shehi është i sigurtë se do të ketë në dispozicion lojtarët e duhur…

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI