Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Mesazhi i të moshuarës me 30 milionë dollarë: Po të rrëmohet do ketë dhe të tjerë si unë

Lapsi.al 4 July 2022
Mesazhi i të moshuarës me 30 milionë dollarë: Po të

“I gjithë Përrenjasi më mori në telefon. Më thanë; ‘S’dimë gjë që ke qenë biznesmene’”. Kështu deklaron në një intervistë për ‘News24’ e moshuara Haxhire Gurakuqi, 90-vjeçarja e cila rezulton bashkë me një bashkëmoshtar të saj Thanas Çani, pronarë të një biznesi me vlerë 30 milionë euro, si pjesë e një kompanie qe bënte evazion fiskal me inceneratorët.

Lexo më tej: Inceneratorët/ Ky është çifti i 95-vjeçarëve që kanë kompani me vlerë 30 milionë dollarë (FOTO) 

E moshuar tha për gazetarin Mario Merhori se ajo tërë jetën ka qenë ndihmësmjeke dhe se nuk kishte pasur kurrë një biznes. Madje ajo tregoi se shumë miq të saj në Përrenjas ishin çuditur, madje e kishin marrë në telefon për ta pyetur me habi se si qëndronte e vërteta.

Lexo më tej: 90-vjeçarja tregon si u mashtrua nga inceneratorët: Erdhën dy djem, më thanë firmos këtu 

“Kam pasur telefonata. I gjithë Përrenjasi më mori në telefon. Më thanë; ‘ç’është ky muhabet?! S’dimë gjë që ke qenë biznesmene. Ti ke qenë mjekja jonë’-më thanë. Më thanë; ‘mos ki merak se ne të besojmë’.”, pohoi e moshuara.

Mes të tjerash e moshuara tha se si puna e saj mund të ketë edhe persona të tjerë.

Lexo më tej: Denoncimi i Berishës: 95-vjeçari me 30 milionë dollarë kushëri i Gjiknurit “I shkruajta dhe i thashë; kështu ma kanë bërë. S’kam marrë përgjigje nga Rama. I shkruajta me zarf dhe ia çova. Shkova në Poste me rekomande ia çova. I çova dhe drejtorit të Tatimeve, se; nuk jam biznesmene. As ai nuk mu përgjigj. Shkova dhe te këto Tatimet këtu te 9-Katëshet. Më ndihmuan, më dhanë; shko te drejtori të Stadiumi Dinamo. Shkova atje dhe s’më futën brenda fare. Më thanë; mos firmosje! Flisja me atë si roje aty. Ata më thanë se ishin të prokurorisë. Ju ktheva atyre dhe i thashë kështu, kështu; ata më thanë; O moj nënë, ti je viktimë. I thashë; ‘E di dhe vetë që jam viktimë’. Ça të bëj. Pështy përpjete më bie syve, pështy poshtë më bie kraharorit, t’i themi derrit dajë. Por i thashë; se lë me kaq, se do t’i hedh në gjyq. Ai Shina më vjen të shoh, që jam biznesmene, po ai është hajdut. Po të rrëmohet do ketë dhe të tjerë si puna ime! I ka futur ato dhe ndajnë lekët sëbashku.”, pohoi e moshuara.

Lexo më tej: Superskandali/ Zbulohet skema si ka vjedhur qeveria me inceneratorin e Tiranës 

https://youtu.be/TUcp946N8tw

Të këshilluara

Berisha: PD do të mbetet pro-amerikane

Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike do të mbetet një forcë politike pro-amerikane. Ai theksoi se askush s’mund të caktojë kryetarin e Partisë Demokra...

21:51

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI