Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

"Po e shesim shalqirin nën kosto"/ Fermerët e Lushnjës dalin në protestë

Lapsi.al 4 July 2022
"Po e shesim shalqirin nën kosto"/ Fermerët e Lushnjës

Në fshatin Imsht të Lushnjes, prodhuesit e shalqirit janë ngritur në protestë sepse nuk po shesin atë që kanë mbjellë. Fermerët ankohen se tokat janë plot me prodhim, i cili është në sezon vjeljeje. Megjithatë ndonëse ka prodhim ata thonë se aktualisht shalqiri po tregtohet me 10 ose 8 lekë për kilogramë, çmim ky nën kosto pasi sipas tyre nuk arsyeton dot as koston e prodhimit.

Fermerët fajësojnë pikat e grumbullimit me pretendimin se bllokojnë qëllimisht mbledhjen e produktit për të ulur sa më shumë çmimin e prodhuesve dhe duke rritur fitimin e tregtarëve eksportues. Protestës i është bashkuar dhe deputeti socialist i zonës, Erion Braçe i cili ka fajësuar për situatën Ministrinë e Financave. Ai sugjeroi që shteti të krijonte pika grumbullimi në mënyrë që t'u hiqte monopolin tregtarëve privatë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI