Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 62-vjeçari në Poliçan

Lapsi.al 4 July 2022
Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 62-vjeçari

Një 62-vjeçar është arrestuar në Poliçan , pasi ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

H. D., 62 vjeç, banues në fshatin Paraspuar, Poliçan akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Sipas policisë dyshohet se 62-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri, në ajër, në fshatin Paraspuar, Poliçan.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit H. D., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë gjahu pa leje, një sasi fishekësh dhe 2 ndezës granate.

"Sekuestrohen një armë gjahu dhe municion luftarak.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Poliçan, pas njoftimit të marrë se në fshatin Paraspuar, Poliçan, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të strukturave të Policisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-H. D., 62 vjeç, banues në fshatin Paraspuar, Poliçan, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme, ka qëlluar me armë zjarri, në ajër, në fshatin Paraspuar, Poliçan.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit H. D., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë gjahu pa leje, një sasi fishekësh dhe 2 ndezës granate.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Orët e paradites vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë vendin por duke ju afruar pasdites priten grumbullim i vranësirave duke gje...

07:14

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI