Flash

Ronaldo mungon në rifillimin e stërvitjes së Manchester United: zyrtarisht për motive familjare

Lapsi.al 4 July 2022
Ronaldo mungon në rifillimin e stërvitjes së Manchester United:

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë i pranishëm në rifillimin e stërvitjeve me Manchester United. Sipas mediave britanike, pas vendimit të portugezit për të shtyrë kthimin e tij në Angli, pas pushimeve, qëndrojnë arsye familjare dhe klubi e ka pranuar shpjegimin e tij, por marrëdhënia mes CR7 dhe Djajve të Kuq duket sidoqoftë drejt fundit dhe i destinuar të mbyllet në më pas se një vit pas kthimit të tij.

Ditët e fundit, sërish nga Anglia, ishte shfaqur dëshira e lojtarit për t'u larguar nga Mançesteri, i pakënaqur me sezonin e kaluar dhe me mos kualifikimin në Champions League, pavarësisht 24 golave të tij në sezonin e fundit. Ronaldo dhe menaxheri i tij, Jorge Mendes, i kanë kërkuar klubit që të mos pengonte shitjen në rast të një oferte të arsyeshme, edhe pse United, për momentin, duket se synon ta mbajë atë deri në skadimin e kontratës, të planifikuar për në qershor 2023, kur CR7 do të jetë 38 vjeç.

Prandaj, e ardhmja e portugezit mbetet mjaft e pasigurt: skuadra së shpejti do të largohet për një turne të gjatë midis Azisë dhe Oqeanisë dhe nuk është e qartë nëse Ronaldo do t'i bashkohet trajnerit të ri Ten Hag dhe shokëve të tij aktualë. Interesi më konkret duket të jetë ai i Chelsea, i cili sapo ka kthyer Lukakun në Milano, ndërsa Bayern Mynih dhe Psg shfaqen më të izoluar për momentin. Vetëm sugjerime merkato, të paktën tani për tani, ato që e shohin drejt Napolit dhe Romës.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI