Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

Autobusi del nga rruga në Turqi dhe përmbyset, 6 të vdekur dhe 25 të plagosur

Lapsi.al 5 July 2022
Autobusi del nga rruga në Turqi dhe përmbyset, 6 të vdekur dhe 25

Një autobus është aksidentuar ditën e sotme në lagjen Lüleburgaz në Turqi. Për pasojë kanë vdekur 6 persona mes tyre dhe një fëmijë si dhe 25 të tjerë janë plagosur. Sipas medias turke Anadolu Agency autobuzi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e emergjencave si dhe Guvernatori i rajonit të Kırklareli Birol Ekici i cili u shpreh se u uron shërim të shpejtë të plagosurve të cilët i vizitoi dhe në spital. Dëshmitarët shprehen se ndihen të tronditur teksa tregojnë dhe tmerrin që përjetuan në momentin e aksidentit ku disa prej tyre ishin dhe në gjumë në momentin e përplasjes.

“Unë isha duke fjetur. Në momentin e fundit, pashë autobusin që po devijonte dhe u përmbys,” tha ai.

Një tjetër pasagjere e cila kishte dhe probleme shëndetësore pasi ishte shurdh-memece dhe e kishte të vështirë që të kuptonte se çfarë po ndodhte në momentin që nëna e saj e zgjoi që të dilnin nga autobusi. Ajo tregon momentin e frikshëm teksa shprehet e tronditur.

“Unë i vendosa fëmijët në sediljen e pasme. Unë isha përpara. Në atë moment, makina filloi të rrotullohej dhe u përmbys. Pasagjerë të tjerë nxorrën fëmijët nga dritaret”, tha ajo me ndihmën e nënës së saj që kuptohej me gjuhën e shenjave.

Autobusi i aksidentuar është hequr nga rruga me ndihmën e një vinçi dhe policia atje po punon për zbardhjen e rrethanave.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI