Flash

Eriksen te United, çmenduri në internet: publikohet video e fanellës së danezit ndërsa digjet

Lapsi.al 5 July 2022
Eriksen te United, çmenduri në internet: publikohet video e
Rrjetet sociale ofrojnë një nga imazhet më të këqija të verës. Një tifoz i Tottenhamit ka djegur fanellën e Eriksen, ish-lojtari i Spurs një hap larg Manchester United. Transferimi duhet të konkretizohet në orët e ardhshme, por me sa duket nuk i ka pëlqyer aspak një përdoruesi të internetit, i cili, siç raporton The Sun, ka vendosur të shfryjë zhgënjimin e tij duke postuar në profilin e tij në Twitter një imazh me fanellën e Eriksenit në flakë. Një gjest që në synimet e atij që e publikoi duhet të ishte një protestë ndaj një lojtari që, sipas tij, nuk e ka mbajtur fjalën. Pamjet e mëposhtme, me fanellën e bërë hi, megjithatë nuk gjetën pëlqimin e të tjerëve. Përkundrazi, shkaktoi reagime të tifozëve dhe futbolldashësve të cilët stigmatizuan menjëherë gjestin. "Më duket idiotësi, mes United e Spurs nuk ka as ndonjë rivalitet të madh, më duket e gjithnjë një budallallëk i madh". Ka edhe nga ata që nënvizojnë se gjithcka është bërë për të tërhequr vëmendje: "Është e turpshme !! Kam djegur një bluzë për pëlqimet në Twitter!” Përtej këtij gjesti, është një verë shumë e rëndësishme për Eriksen, i cili njëzet e katër muaj më parë rrezikoi të vdiste në një fushë futbolli përpara se t'i nënshtrohej trajtimeve që fillimisht e kthyen në jetën normale të përditshme dhe pastaj në aktivitetin konkurrues. "Shpëtimtari" i tij është një defibrilator nënlëkuror që e lejoi atë të kthehej për të luajtur dhe të shkëlqejë te Brentford. Duke u rikthyer në nivelet e tij futbollistike, Eriksen ka gjetur edhe një klub të rëndësishëm që ka vendosur të vërë bast për të. E përdoruesi "zjarrvënës" i internetit padyshim që do të duhet ta pranojë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI