Flash

"Futbollisti i Premier League arrestohet për dhunë seksuale": është një yll i Botërorit të ardhshëm

Lapsi.al 5 July 2022
"Futbollisti i Premier League arrestohet për dhunë

Një lajm i bujshëm është bërë i ditur nga The Sun. Sipas gazetës britanike, një futbollist i Premier është arrestuar me akuzën e dhunës seksuale. Lojtari në fjalë u ndalua në rezidencën e tij në Barnet në veri të Londrës në orën 3 të mëngjesit nga të paktën 6 policë. Më pas ai u mor në pyetje në komisariat për 15 orë. Identiteti i tij nuk dihet për momentin, por disa të dhëna kanë rrjedhur: ai është 29 vjeç dhe do të merrte pjesë në Botërorin e Katarit 2022 me kombëtaren e tij. Me pak fjalë, duket se mund të jetë një lojtar i madh në Premier League.

Arrestimi i lojtarit është konfirmuar edhe nga policia: "Më datë 4 korrik u denoncua në polici një akuzë për përdhunim nga një vajzë rreth 20 vjeç. Raportohet se përdhunimi i dyshuar ka ndodhur në qershor". Kjo është komunikata për shtyp e lëshuar nga autoritetet britanike. Viktima është një vajzë 20-vjeçare. Një burim brenda klubit vendas i tha The Sun se: "Akuzat janë të rëndësisë më të madhe. Tani lojtari nuk do të udhëtojë me ekipin. Ligji duhet të lihet i lirë për të bërë punën e tij. Është një goditje e fortë për ne, por Policia duhet të bëjë punën e saj”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI