Flash

Juventus, fundjavë e zjarrtë për tifozët: Pogba e Di Maria në Torino për vizitat mjekësore e firmat

Lapsi.al 5 July 2022
Juventus, fundjavë e zjarrtë për tifozët: Pogba e Di Maria

Do të jenë ditë të nxehta ato që presin Juventusin në fundjavën e ardhshme. Në fakt, midis 9 dhe 10 korrikut, duhet të perfeksionohen nënshkrimet e Paul Pogba dhe Angel Di Marias, dy goditjet e para të merkatos së verës së Juventusit. Francezi pritet të shtunën në Torino për vizitat mjekësore dhe firmën mbi kontratë për një periudhë katërvjeçare të përcaktuar tashmë, ndërsa për argjentinasin janë perfeksionuar detajet e fundit burokratike të një negociate të gjatë dhe rraskapitëse, por të përfunduar në mënyrën më të mirë: edhe ai do të mbërrijë në qytet gjatë fundjavës për të shkruar marrëveshjen 1 vjecare me klubin.

Objektivi i Max Allegrit ishte që t'i kishte të dy në dispozicion për fillimin e grumbullimit dhe, duke përjashtuar befasitë ose pengesa të minutës së fundit, kështu do të jetë. Pogba rikthehet te Juventus 6 vjet pas lamtumirës së tij, për të tentuar të kthehet protagonist pas një eksperience plot me ulje-ngritje me fanellën e Manchester United, ndërsa Di Maria po përgatitet të jetojë atë që, sipas të gjitha gjasave, do të jetë sezoni i tij i fundit në Evropë, me vullnetin për të lënë gjurmë sidomos në Champions League.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI