Flash

Lajmi i bujshëm nga Spanja: “Ronaldo refuzoi grumbullimin me United, po flet me Barcelonën"

Lapsi.al 5 July 2022
Lajmi i bujshëm nga Spanja: “Ronaldo refuzoi grumbullimin me United,

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë i pranishëm në rifillimin e stërvitjeve me Manchester United. Sipas mediave britanike, pas vendimit të portugezit për të shtyrë kthimin e tij në Angli pas pushimeve qëndrojnë arsyet familjare dhe klubi e ka pranuar shpjegimin, por gjërat duken shumë ndryshe nga ajo që zbulohet në Spanjë.

E ardhmja e sulmuesit mbetet mjaft e pasigurt: skuadra së shpejti do të largohet për një turne të gjatë midis Azisë dhe Oqeanisë dhe nuk është e qartë nëse Ronaldo do t'i bashkohet trajnerit të ri Ten Hag dhe shokëve të tij aktualë. Interesi më konkret duket të jetë ai i Chelsea, i cili sapo ka kthyer Lukakun në Milano, ndërsa Bayern Mynih dhe Psg shfaqen më të izoluar për momentin.

Lajmi më i fortë megjithatë vjen nga Spanja: Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, ka darkuar me Jorge Mendes dhe ndër temat në tavolinë - raporton As - ishte pa asnjë dyshim e ardhmja e Cristiano Ronaldos. Duket si një lajm surreal, me portugezin që mund të bëhet beniamini i ri I atyre që deri një sezon më parë adhuronin Messin.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI