Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Merrte para dhe lejonte ndërtimet pa leje, dënohet me 2 vite burg inspektori i policisë

Lapsi.al 5 July 2022
Merrte para dhe lejonte ndërtimet pa leje, dënohet me 2 vite burg

Është dënuar me dy vite burg inspektori i policisë, Levzat Veselaj.

Ky person akuzohet se merrte para dhe lejonte ndërtimet pa leje.

Levzat Veselaj u dënua për korrupsion, ndërsa i hiqet e drejta për 5 vite për të ushtruar funksione publike

"Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, më datë 01.07.2022, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është shpallur vendimi lidhur me çështjen penale në ngarkim të të pandehurve Levzat Veselaj dhe Enver Rada, ku trupi gjykuesi përbërë nga gjyqtare AtalantaZeqiraj,vendosi:

1. Deklarim fajtor të të pandehurit Levzat Veselaj për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim.

2. Në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale ulet 1/3 e dënimit me burgim për të pandehurin Levzat Veselaj duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet burgim.

3. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Levzat Veselaj fillon nga dita e ndalimit dhe do kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

4. Në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal të pandehurit Levzat Veselaj i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë kohe prej 5 (pesë) vjetësh.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Enver Rada për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1(një) vit burgim.

6. Në bazë të nenit 406 të K.Pr. Penale ulet 1/3 e dënimit me burgim për të pandehurin Enver Rada duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

7. Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, pezullohet ekzekutimi i dënimit me burgim për të pandehurin Enver Rada, duke e vënë në provë të pandehurin për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muaj, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës", njofton policia.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI