Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Parashikimi i motit: Temperaturat arrijnë 41 gradë gjatë paradites

Lapsi.al 5 July 2022
Parashikimi i motit: Temperaturat arrijnë 41 gradë gjatë

Mbetemi në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites do të sjellin zhvillim të vranësirave në vend ku në zonat veriore dhe verilindore do të gjenerojnë rrebeshe afat-shkurtra shiu, herë pas here priten dhe mini- stuhi breshëri. Sipas MeteoAlb, mbrëmja dhe nata përmirësojnë sërish motin duke ri-sjellë kthjellimet në territor.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes POR konstante vijojnë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 41°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI