Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

Rama: Sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka probleme, nuk është aty ku duhet

Lapsi.al 5 July 2022
Rama: Sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka probleme, nuk

Kryeministri Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit holandez që operojnë aktualisht në Shqipëri, si dhe me investitorë të rinj potencial. Gjatë bisedës kryeministri u pyet nëse një investues i huaj mund të mbështetet në një pushtet gjyqësor të pavarur në vendin tonë. Rama iu përgjigj se sistemi shqiptar i drejtësisë ka probleme, por shtoi se për investuesit e huaj ka më shumë kujdes dhe vëmendje.

"Sistemi unë i drejtësisë ka ende probleme, nuk është aty ku duhet, kur vjen fjala për të huaj, për investuesit nga jashtë, ka shumë kujdes dhe vëmendje për të mos krijuar shqetësime, për tanët më pak. Jemi të mirë për të dëmtuar veten, keni të drejtë, janë të dobishme dhe vijnë nga dëshmitarë, por ende nuk kemi arritur aty ku duhet, kemi nisur një reformë që është në procesin e rindërtimit, Vettingu imponoi një pastrim, thuajse 60% të gjyqtarëve ekzistues, por vendet bosh nuk janë të lehta për tu përballuar apo për t’i zëvendësuar ato. Duhen të dyja, gjyqtarë, njerëz të aftë por edhe të ndershëm, të aftë dhe të pandershëm janë problem. Nuk është e lehtë.", tha Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI