Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Afera e inceneratorëve, flet djali i së moshuarës: Mamaja ime s'ka patur bukë për të ngrënë

Lapsi.al 6 July 2022
Afera e inceneratorëve, flet djali i së moshuarës: Mamaja ime

ABC News ka bërë një tjetër intervistë me një tjetër familje e cila është përmendur në denoncimet e bëra nga LSI, si pjesë e skemës së inceneratorëve.

Gazetari Simon Shkreli, ka intervistuar djalin e familjes Serrmi, Marketin Serrmin, pasi emri i nënës së tij. Gjyste Serrmi, ka dalë në skemën e inceneratorëve, ku rezulton se asaj gjatë viteve 2016-të dhe 2017-të, i janë shitur dy kompanitë “Elvis 03” dhe “Frangaj Internacional”. Djali i Gjyste Serrmit, e cila disa muaj pasi i ishin shiture kompanitë ka ndërruar jetë, tha për Abc se nënë e tij jetonte në varfëri, dhe se të ardhurat be saj ishin vetëm 117 mijë lekë, të cilat i merrte nga pensioni.

Simon Shkreli: A dini gjë, nëna juaj ka pasur firmë biznesi të veten?

Marketin Serrmi: As që bëhet fjalë, nuk ka pasur, se nuk ka pasur mundësi, ka qenë fukara e mbaruar, me një pension 117 mijë lekë”.

Simon Shkreli: Keni pasur dijeni a kanë ardhur njerëz të cilët kanë kërkuar për të firmosur një dokument nga ana jote?

Marketin Serrmi: Jo s’ka ardhur kush, s’më ka thënë gjë. S’ka bërë biznes.”

Simon Shkreli: Ju nuk dini asgjë për këto dokumente?

Marketin Serrmi: As që bëhet fjalë, ajo s’ka patur bukë me ngrënë, e ka ndihmuar e motra.”

Simon Shkreli: Pra ju nuk dini fare lidhje me këtë?

Marketin Serrmi: Asgjë s’dimë, ajo ka vdekur pa lënë asnjë fjalë, asnjë gjë, s’ka pasur ca të lërë.”

Të katër kompanitë e familjes Ymeraj kanë krye sipas Kryemadhit evazion fiskal në vlerën 7.5 milionë dollarëve. Bie në sy se këto biznese që iu shitën të moshuarve janë regjistruar në QKB me objekt veprimtari, si, ndërtim, tregti, hoteleri apo dhe eksport të frutave dhe perimeve./ ABC

Të këshilluara

Merr flakë një shtëpi në Pogradec

Një banesë në Pogradec u përfshi nga zjarri pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, se në fshatin Rëmenj. "Jemi njoftuar se ka rënë zjarr në b...

18:12

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI