Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Arrestime në bandën shqiptare në Spanjë, vodhën 3 mln euro bizhuteri në vilën e futbollistit brazilian

Lapsi.al 6 July 2022
Arrestime në bandën shqiptare në Spanjë, vodhën 3 mln

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar 7 persona të një rrjeti kriminal shqiptar, të cilët kanë grabitur vilën luksoze të futbollistit Ronaldo Nazario në Ibiza.

Sipas policisë banda shqiptare ka grabitur ora luksoze, bizhuteri me vlerë rreth tre milionë euro nga shtëpia e futbollistit.

Organizatë kriminale shqiptare merrej me grabitje të vilave luksoze.

“Policia Kombëtare ka zbërthyer një organizatë kriminale dedikuar grabitjeve në vila luksoze. Së fundmi banda shqiptare ka kryer një grabitje në shtëpinë e një futbollisti të njohur. Janë arrestuar shtatë persona të një rrjeti kriminal me origjinë shqiptare, të cilët dyshohet se sapo kishin kryer një grabitje në vilën e lojtarit Ronaldo Nazario në Ibiza, ku sekuestruan ora luksoze dhe bizhuteri në vlerë rreth tre milionë euro”, njofton policia spanjolle.

Sipas medieve vendase  sendet e vjedhura u gjetën në makinat që kriminelët  merrnin me qira.

Ndërkohë mësohet se banda shqiptare ka kryer edhe tre grabitje tjera, në provincën e Malaga-s dhe në ishullin Balearik të Ibizës, ku janë gjetur prova që i lidhin me 15 sulme të tjera ndaj shtëpive luksoze në provincat e Alicante, Malaga dhe Murcia.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI