Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Bie zjarr në katin e parë të spitalit të Fierit

Lapsi.al 6 July 2022
Bie zjarr në katin e parë të spitalit të Fierit

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë në spitalin pediatrik të Fierit. Zjarri ka rënë në sallën e grafisë, në katin e parë të spitalit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00. Shkak mendohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike në repartin e grafisë që ndodhet pranë spitalit pediatrik.

"Sot, rreth orës 10:00, në spitalin Rajonal Fier, në repartin e grafisë, ka rënë zjarr. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. Nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.", thuhet në njoftimin e policisë.

Të gjithë pacientët dhe stafi kanë dalë jashtë godinës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI