Flash

Evazioni fiskal me inceneratorët, Ibrahimaj: Lojë politike e LSI-së në prag të protestës

Lapsi.al 6 July 2022
Evazioni fiskal me inceneratorët, Ibrahimaj: Lojë politike e

Ministrja e Financës dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka reaguar lidhje me deklaratat e LSI-së per abuzimet me inceneratorët.

Ajo tha se kjo është lojë politike e LSI-së në prag të protestës.

Ibrahimaj shtoi se ka qenë administrata tatimore që ka zbuluar abuzimet, e cila ka dorëzuar abuzimet në Prokurori. Ministrja tha se në Prokuroi janë referuar 34 procese.

“Që nga ai vit janë 34 subjekte të cilat janë referuar nga hetimi tatimor ku kanë qenë të përfshira 141 subjekte. Pjesë e këtyre procedurave janë përfunduar dhe kanë përfunduar me një vendim gjykatë. Një pjesë janë ende nën hetim. Për rastin konkret 20 subjektet fiktive janë dënuar me 35 vite. Ndër vite që nga 2018 dhe sot, administrata tatimore ka bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë e Tiranës, për të vijuar hetimin. Kjo skemë është në ndjekje që prej vitit 2018, të gjitha institucionet janë në gadishmëri para drejtësisë, me qëllim zbardhjen e dhe gjykimin e personave të përfshirë në këto skema. Ne jemi këtu që të bëjmë të gjithë procedurat në ndihmë të drejtësisë, pasi nuk duam që këto raste të përsëriten. Jemi lidhur edhe me ambasadën britanike, ku evidentohen rastet e këtij mashtrimi apo të evazionit hetimor. Të gjitha institucionet e MF janë të angazhuara drejt luftës kundër evazionit”, tha Ibrahimaj.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI