Flash

"Ka dhe ndeshje kthimi". Shehi premton kthesën dhe shpjegon humbjen: " Kartoni i kuq na prishi planet"

Lapsi.al 6 July 2022
"Ka dhe ndeshje kthimi". Shehi premton kthesën dhe shpjegon

“Ishte një ndeshje e vështirë. Deri diku e interpretuar mirë, goli ishte i evitueshëm, por gjëra të tilla ndodhin. Të vjen keq për kartonin e kuq që morëm, sepse u prishën strategjitë. Megjithatë, skuadra nuk u fut në presion". Orges Shehi mundohet të shpëtojnë cfarë mund të shpëtohet në humbjen 1-0 të Tiranës së tij në debutimin në Champions kundër Dudenlange. Për teknikun e bardhebluve, episodi që ndikoi në ndeshje ishte kartoni i kuq i Limajt. "Ne ishim gati për të ndryshuar. Do ndërronim një mesfushor dhe të fusnim Hasanin. Kartoni i kuq i Limajt na i prishi planet. Situatat e lojës rrjedhin shumë shpejt, nuk e menduam kartonin e kuq tonin".

Shehi mbetet optimist për kthimin, duke patur parasysh se duhet shënuar vetëm një gol për të ekuilibruar ndeshjen: "Ka dhe ndeshje kthimi, kemi besim për ta përmbysur rezultatin në Tiranë" shpresoi tekniku, që saktësoi edhe në lidhje me vendimin për ta mbajtur Seferin në krah, duke i hapur vendin Dejvid. "Taulanti mund të luajë edhe në majë të sulmit, por është më efikasës në krah. Varet nga kundërshtarin. Mos harrojmë që ka bërë 18 gola duke luajtur në krah. Shtatëlartësia e skuadrës sonë ishte dukshëm e ulët me kundërshtarin. E rëndësishme është të kthejmë rezultatin pas 2 jave në Tiranë”, u shpreh Shehi.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI