Flash

Lavrov paralajmëron botën: Ruani ligjet ndërkombëtare

Lapsi.al 6 July 2022
Lavrov paralajmëron botën: Ruani ligjet ndërkombëtare
Ministri i Jashtëm i Rusisë u ka bërë thirrje të gjitha palëve në botë që të bëjnë përpjekje për të mbrojtur ligjet ndërkombëtare pasi “bota po evoluon në një mënyrë të ndërlikuar”. Lavrov po fliste përmes një përkthyesi në një takim me homologun e tij vietnamez Bui Thanh Son në Hanoi. Komentet e tij vijnë pasi vendet perëndimore kanë akuzuar Rusinë për shkelje të ligjit ndërkombëtar përmes pushtimit të Ukrainës. “Vietnami është një partner kyç i Rusisë në ASEAN  dhe marrëdhëniet e të dy vendeve bazohen në historinë dhe luftën e tyre të përbashkët për drejtësi,” tha Lavrov në takim, duke iu referuar Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore.

Vietnami dhe Rusia kanë lidhje të ngushta që datojnë që nga epoka sovjetike dhe Hanoi deri më tani nuk e ka dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë, të cilën Moska e quan një “operacion special”.

Vizita e Lavrov në Hanoi vjen pasi të dy vendet shënojnë 10 vjetorin e “partneritetit strategjik gjithëpërfshirës”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI