Flash

"Preferoj hierarki të qarta në portë": Galtier vendos se cili, mes Donnarumma e Navas, do jetë titullar

Lapsi.al 6 July 2022
"Preferoj hierarki të qarta në portë": Galtier vendos

Në një gjë janë dakord Gianluigi Donnarumma dhe Keylor Navas: nuk duan të kalojnë një vit tjetër duke alternuar vendet në portën e PSG-së. Gjithësesi është 23 vjeçari italian ai që fitoi balotazhin me 35-vjeçarin nga Amerika Qendrore dhe të paktën për Galtier do të jetë ai që do të nisë me gradën e titullarit me skuadrën parisiene. Trajneri i ri ishte i qartë në konferencën për shtyp, kërkon hierarki të përvijuara mes shtyllave dhe për momentin është italiani i avantazhuar.

Një lloj sinjali në fakt kishte mbërritur tashmë nga drejtuesit e klubit që pranverën e kaluar dhe Navas thjesht duhet të pranojë rolin e portierit të dytë ose të kërkojë një ekip tjetër.

Në sezonin e kaluar, 26 ndeshje u luajtën nga Navas dhe 24 nga Donnarumma, por me një tension të vazhdueshëm që prishi performancën e të dyve dhe shkaktoi pakënaqësi dhe nervozizëm. Skena për të mos u përsëritur dhe që PSG nuk dëshiron më t'i shohë, duke vënë bast gjithçka mbi portierin e kombëtares italiane për të cilën pronësia ka investuar për të ardhmen.

Të dy do të stërviten nga trajneri italian i portierëve Gianluca Spinelli, i cili është te PSG që nga viti 2018 dhe është konfirmuar edhe për sezonin e ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI