Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Protesta e nesërme/ Renis Gjoka bën thirrje për pjesëmarrje

Lapsi.al 6 July 2022
Protesta e nesërme/ Renis Gjoka bën thirrje për pjesëmarrje

Një nga autorët e himnit të protestës së 7 korrikut, Renis Gjoka, deklaroi se qeveria e Ramës nuk është në funksion të qytetarëve.

Këngëtari u shpreh se do të protestojë në shesh jo vetëm për rezervat që ka si artist, por në radhë të parë si qytetar i vendit.

Gjoka teksa foli për himnin e protestës, tha se së bashku me Big Bastën menduan se është koha e duhur për të protestuar dhe për t’i përcjellë shqetësime te qytetarëve përmes artit.

Lexo më tej: “S’përballohet jeta nëse s’je hajdut”. Zbulohet kënga e protestës së 7 korrikut 

“Mendoj se ishte koha e duhur që t’i jepnim një dorë kësaj proteste. Si unë dhe Big Basta mendojmë se ka ardhur koha të protestojmë për të drejtat tona. Ekonomia nuk është aty ku duhet.

Shkollimi, spitalet, jam në radhë të parë qytetar. Duke qenë se jemi artistë, aq më mirë, që atë që mendojnë të gjithë, ta përcjellim kështu përmes artit.

Duam stabilitet ekonomik-social. Nuk e di nëse do ketë nga kolegët e mi në protestë, kemi mjetet e duhura demokratike për të shprehur ato që populli mendon.

Nëse bëhemi më shumë, sa më mirë. Shoh në rrjete sociale që ka pasur solidaritet nga artistët, duke i dhënë jehonë kësaj që bëmë. Shpresoj që në terren të vijmë në një formë demokratike.

Edhe artistët kanë rezervat e veta. Pushteti nuk po funksionon ashtu siç duhet. Nëse ai që vjen nesër bën të njëjtën gjë si kjo qeveri, ne do jemi prap në shesh.” - tha Gjoka.

Të këshilluara

Nisin zjarret edhe në Elbasan (VIDEO)

Një sipërfaqe me shkurre përreth ish-fabrikës së miellit në fshatin Hajdaran në Elbasan është përfshirë nga zjarri. Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëses v...

20:18

Merr flakë një shtëpi në Pogradec

Një banesë në Pogradec u përfshi nga zjarri pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, se në fshatin Rëmenj. "Jemi njoftuar se ka rënë zjarr në b...

18:12

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI