Flash

Pyjet e Krastës në flakë, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Lapsi.al 6 July 2022
Pyjet e Krastës në flakë, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Pyjet e Krastës në Krujë janë ende në flakë. Disa persona ende të paidentifikuar kanë aktivizuar vatra të reja zjarri duke i rrezikuar jetën edhe zjarrfikësve në zonë.

Flakët u shuan mëngjesin e sotëm, por u aktivizuan sërish dhe një patrullë policie ndodhet në vendngjarje në ndjekje të personave të dyshuar të cilët mendohen të jenë ende në zonë.

Deri më tani në Krastë janë djegur rreth 70 hektarë pyje. Burime bëjnë me dije se emergjencat bashkiake kanë kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes ndërhyrjen nga ajri, pasi është e pamundur që flakët të neutralizohen nga forcat zjarrfikëse. Por, 4 helikopterët ‘Coguar’ të ‘Mbrojtjes’ janë në remont.

Ndërkohë, dy vatra aktive zjarri janë shfaqur në fshatin Zejmen dhe në një zonë në fshatin Troshan të Lezhës. Zjarri në Troshan ka rënë rreth orës 14:00 dhe vijon të jetë aktiv. Deri më tani mësohet se janë shkrumbuar mbi 50 hektarë me ullinj e pemëtari.

Të këshilluara

Nisin zjarret edhe në Elbasan (VIDEO)

Një sipërfaqe me shkurre përreth ish-fabrikës së miellit në fshatin Hajdaran në Elbasan është përfshirë nga zjarri. Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëses v...

20:18

Merr flakë një shtëpi në Pogradec

Një banesë në Pogradec u përfshi nga zjarri pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, se në fshatin Rëmenj. "Jemi njoftuar se ka rënë zjarr në b...

18:12

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI