Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

"S'përballohet jeta nëse s'je hajdut". Zbulohet kënga e protestës së 7 korrikut

Lapsi.al 6 July 2022
"S'përballohet jeta nëse s'je hajdut". Zbulohet

Zbulohet himni i protestës së 7 korrikut. Ajo do të jetë kënga ‘Një hap përpara (Rikthimi)’ nga Renis Gjoka dhe Big Basta. Shumë demokratë e kanë ripostuar orët e fundit duetin i cili cili fillon me fjalët: U bo mut....s'përballohet jeta nëse sje hajdut". Videoklipi i krijuar enkas për këtë rast parakalon me pamje gjithë skandalet më të mëdha të qeverisë 9 vjeçare dhe bën thirrje: "Zgjohu shqiptar, hapi sytë shiko".

Vetë këngëtari Renis Gjoka thotë se kjo këngë fton të heshturit të bëhen një zë. Sipas tij, është koha që të tregohet se nuk mund të vazhdohet kështu. “Zgjohu, shiko...

Protesta e datës 7 korrik më zgjoi dëshirën të them dhe unë fjalën time.

Bashkë me Big Basta vendosëm të rikthejmë një këngë tonën. Vendosëm të protestojmë në mënyrën tonë, të ftojmë të heshturit të bëhemi një zë. Ua them me shpirt që është koha që të tregojmë që nuk vazhdohet më kështu.

Love for all. God is great,” ka shkruar këngëtari.

https://www.youtube.com/watch?v=KrrZSZL4aTc&t=101s

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI