Flash

Tre minuta katastrofë, Tirana çon dëm ndeshjen në Luksemburg: kualifikimi vendoset në shtëpi

Lapsi.al 6 July 2022
Tre minuta katastrofë, Tirana çon dëm ndeshjen në

Tirana e nis me humbje aventurën në Champions League, duke u mposhtur 1-0 në transfertën me Dudenlange, rezultat që megjithatë lë të hapur kualifikimin për në kthim. Një rezultat i pranueshëm, duke qenë se është minimal, por për mënyrën si u materializua, duhet ti djegë shumë Shehit e bardhebluve, që shpenzuan gjithcka në tre minuta, kur morën kartonin e kuq të Limaj dhe pësuan golin e Hasan, ndanj luksemburgasve që luanin në inferioritet numerik që nga minutë e 54.

Pasiguritë e një skuadre që ka harruar ti japë vetes besim janë shfaqur barrierë e pakalueshme për kryeqytetasit, që vuajtën në pjesën e parë, në të cilën zgjodhën të mbroheshin me kujdes, pavarësisht se ishin skuadra favorite në përballjen me Dudenlange. Vendasit provuan me Gashin e Sinanin, pa rrezikuar gjithësesi seriozisht Bekajn, ndërsa Tirana preferoi kundërsulmin. Edhe atë pa cinizmin e duhur.

Në pjesën e dytë u duk se gjërat mund të ndryshonin, kur Xhixha në minutën e 53 u shfaq për herë të parë vetëm përballë Foks, por gaboi konkluzionin. E megjithatë, një minutë më pas Kirch mori kartonin e dytë të verdhë, duke lënë Dudenlange me 10 lojtarë. Edhe në superioritet Tirana nuk e fundosi goditjen, madje pak i ngacmoi luksemburgasit, që rikthyen ekuilibrin numerik në minutën e 68, duke përfituar nga gafa e Limajt (humbi topin e bëri faullin për të verdhën e dytë). Vetëm tre minuta iu deshën pastaj Dudenlange të ndëshkonte Tiranën me goditjen me kokë të Hasan që vendosi fitoren 1-0.

Tani gjithcka do të diskutohet në kthim, kur rezultati lejon të shpresosh, por loja jo. Shehi duhet të bëjë krejtësisht ndryshe për të shkuar në takimin me Cluj në raundin e dytë të Champions, përndryshe i pret një zbritje "kategorie" në Conference aspak prestigjoze për pritshmëritë e bardhebluve.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI