Flash

Zyrtare/ Haller firmos me Borussia Dortmund: gjiganti i Ajax do të zëvendësojë Haaland

Lapsi.al 6 July 2022
Zyrtare/ Haller firmos me Borussia Dortmund: gjiganti i Ajax do të
Pas transferimit të Erling Haaland te Manchester City, Borussia Dortmund më në fund ka shpallur pasardhësin e norvegjezit. Sebastien Haller zbret në Bundesligë, i fortë në 21 golat e tij në Eredivisie dhe mbi të gjitha 11 golat në Champions League në vitin e fundit me fanellën e Ajax. Franko-ivoriani ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare dhe do të trashëgojë fanellën me numrin 9 të Haaland. Propozimi prej 35 milion euro ka bindur Ajax të shesë xhevahirin e tij, ndërsa termat personalë nuk kanë qenë kurrë një problem. 28 vjeçari nga Bregu i Fildishtë ka shkëlqyer sezonin e fundit me Heshtarët, duke marrë një rol protagonisti në sukseset e klubit hollandez. Një goditje e fortë e Dortmund, që deri tani ka zhvilluar një merkato fantastike pas firmave me Schlotterbeck, Sule, Adeyemi, Braaf, Ozcan dhe tani Haller.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI