Flash

Abdominalet rrezikojnë Wimbledonin e Nadal: "Nuk jam i sigurtë nëse do të luaj kundër Kyrgios"

Lapsi.al 7 July 2022
Abdominalet rrezikojnë Wimbledonin e Nadal: "Nuk jam i sigurtë

Rafael Nadal nuk është i sigurt nëse do të jetë në gjendje të luajë gjysmëfinalen e Wimbledon kundër Nick Kyrgios. Spanjolli, numri 2 në renditje, foli për këtë cështje në konferencën për shtyp pas betejës me amerikanin Taylor Fritz në çerekfinale, ndeshje që Nadal e fitoi në setin e pestë, madje duke kapërcyer problemin e abdominaleve që u shfaq qartë në të dytin me pauzën e gjatë të vendosur nga mjeku.

Majorkani parashikoi që, në prag të ndeshjes me australianin, do të bëjë sot “më shumë teste”, duke treguar gjithashtu se kishte ndjerë dhimbje për gati një javë dhe se kjo u bë më e fortë gjatë ndeshjes. Kur u pyet për shanset e tij për të luajtur kundër Kyrgios të premten, Nadal u përgjigj: "Nuk e di. Sinqerisht, nuk mund të jap një përgjigje të qartë." Nadal përdori anti-inflamatorë gjatë pushimit mjekësor jashtë fushës, në setin e dytë kundër Fritz. Objektivi, tha ai, ishte "të relaksohen pak muskujt". "Por është e vështirë - shtoi ai - Asgjë nuk mund të rregullohet kur ke një gjë të tillë. Kjo është e gjitha".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI